Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

2021/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

"Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti. /Telegrafi/