Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku mes veture dhe një motoçiklete në Pejë - lëndohet rëndë motoçiklisti

2021/05/181970183_296473678865700_1116530136375158759_n.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë mes një veture dhe një motoçiklete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, të përfshira në aksident kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Pejës. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë trajtimin e duhur në Spitalin e Pejës”,deklaroi ai.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë tashmë njësitet policore.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 18 prej tyre me persona të lënduar kurse 35 tjerë me dëme materiale. /Telegrafi/