Please enter at least 3 characters.

Aksident në Veles, lëndohet një motoçiklistë nga Serbia

2018/12/aksident-2.jpg

Një motoçiklist nga Serbia është lënduar rëndë pasi ka dalë nga rruga në rrugën rajonale Gradsko – Veles, afër udhëkryqit për fshatin Cërvino.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje, ndërsa motoçikletën “BMW” me targa kombëtare të Serbisë e drejtonte B.M. (55).

Lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Veles./Telegrafi/