Aksident në rrugën Skërficë-Sarandë, përmbyset kamioni pas humbjes së kontrollit dhe daljes nga rruga
01/05/2026
Në rrugën nacionale Skërficë -Sarandë, në dalje të tunelit një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Kamioni me drejtues Rustem Hasku, 60 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka devijuar nga rruga është përmbysur, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.
Nga testi i kryer doli se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool. Ndërkohë drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar gjë nga përmbysja e mjetit. /Tch/


