Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet një shtetase e Kosovës

2018/02/aksident-trafiku-n-euml-rrug-euml-n-klin-euml-pej-euml-humb-jet-euml-n-nj-euml-person-hd-780x439.jpg

Një shtetase e Kosovës ka marrë lëndime të rënda, në aksidentin në rrugën Tetovë-Shkup, i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Siç njoftojnë nga MPB, shoferi i makinës së tipit "BMW" ka humbur kontrollin dhe ka goditur gardhin e rrugës.

"Makina është drejtuar nga 32-vjeçari nga Kosova, ndërsa është lënduar bashkudhëtarja 29-vjeçare, gjithashtu nga Kosova. Ajo menjëherë është dërguar në klinikën 'Nënë Tereza' në Shkup", thonë nga MPB.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve./Telegrafi/