Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Probishtip-Kratovë, lëndohen pesë persona

2018/04/Aksident-foto-1-1-735x400-780x439.jpg

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur rreth orës 12:20 në afërsi të vendit të quajtur "Perovo Dolçe" në rrugën Probishtip-Kratovë.

Sipas informacioneve fillestare nga SPB-Shtip, një veturë ka dalë nga rruga, në të cilën ndodheshin pesë persona, katër prej tyre janë të hospitalizuar në Kratovë, ndërsa një person në spitalin e Kumanovës.

Vijojnë ende hetimet nga autoritetet hetimore, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rruga Probishtip-Kratovë është hapur për qarkullim nga ora 13:15./Telegrafi/