Please enter at least 3 characters.

Aksident në Rrugën e Kombit, disa automjete të përfshira

2023/12/403404041_3545380972387661_4303105676956388679_n.jpg

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Rrugën e Kombit.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë.

Deri në këto momente bëhet me dije se dy persona janë plagosur nga aksidentit, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident, teksa nuk përjashtohet dhe ngrica në rrugë. /Telegrafi/