Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën "B" në Prishtinë - lëndohen dy këmbësorë

2021/08/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Të dielën rreth orës 18:30, në rrugën "B" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve.

Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha në fund./Telegrafi/