Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-99.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur të sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidh rrugët “UÇK” dhe “Tirana” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë  ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, siç tha ajo me rastin po merret Njësiti i trafikut. /Telegrafi/