Please enter at least 3 characters.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen dy persona

2019/11/aksident.jpg

Dy persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur gjatë ditës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Pestovë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Dyshohet që shkaktar i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave të përfshira në aksident”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/