Please enter at least 3 characters.

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet një person

2018/11/aksident-1-780x439-1.jpg

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:11 në fshatin Bresje, Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur këmbësori ishte duke e kaluar rrugën në vendin ku shiritat rrugor janë të ndarë fizikisht me barriera metalike.

Siç thuhet, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda. /Telegrafi/