Please enter at least 3 characters.

Aksident ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar (Foto)

2018/09/aksidenti2-1.jpg

Në orët e pasdite, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë, ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore, për çka edhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ ka ndodhur një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një veture. Ngasësi i motoçikletës ka marr lëndime të lehta trupore ku është dërguar në QKUK për trajtim”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/