Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rrugova”, konkretisht në drejtim Suharekë-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe një person është lënduar.

“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.

Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje. /Telegrafi/