Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident janë të përfshirë tre vetura dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në  Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/