Aksident mes tre makinave në rrugën Jazhincë - Tetovë, lëndohen pesë persona
Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 22:50 në rrugën rajonale Jazhincë - Tetovë, pranë hyrjes së fshatit Neproshten.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në aksident u përfshinë tre makina, një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.
"Shoferi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36) pësuan lëndime të rënda në aksident. Pasi morën ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ata u transferuan në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre".
"Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, kurse lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët tjerë A.I. dhe A.J".
"Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik", thonë nga SPB Tetovë.


