Please enter at least 3 characters.

Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus urban.

Nuk dihet ende nëse nga ky aksident ka persona të lënduar. Ndërkohë, bazuar në fotografitë nga vendi i ngjarjes, shihet se si vetura dhe autobusi kanë pësuar dëmtime.

Telegrafi ka tentuar të marr një konfirmim zyrtar lidhur me rastin dhe nëse ka të lënduar, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk është pranuar ndonjë përgjigje nga autoritetet. /Telegrafi/