Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy çiklistëve në Prizren    

2024/09/ilustrim-e1725433412249.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident trafiku mes dy çiklistëve në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur të martën, në ora 07:30.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy çiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga çiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, çiklisti tjetër është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/