Please enter at least 3 characters.

Aksident me të lënduar në Leshan të Pejës

2019/07/Aksident.jpg

Një aksident ka ndodhur në fshatin Leshan rrugës për Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, e ka konfirmuar lajmin për Telegrafin.

"Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave. Në këtë aksident dy persona kanë mbetur të lënduar. Personave u është ofruar ndihma e parë", ka thënë Ibraj.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 54 aksidente./Telegrafi/