Please enter at least 3 characters.

Aksident me motoçikletë në Gostivar

2017/08/920x920.jpg

Mbrëmë rreth orë 23, personi me iniciale B.K. (22) nga Gostivari, me motiçikletë 'Honda' në rrugën 'Ilindenska' në Gostivar ka dalur nga korsia dhe është përplasur në gardhin e betonit.

Siç informojnë nga MPB, motoçiklisti nga ky aksident ka marrë lëndime të rënda trupore. Ai me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivra, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është përcjellë në klinikën 'Nënë Tereza' në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekip nga SPB Tetovë./Telegrafi/