Please enter at least 3 characters.

Aksident komunikacioni në Qyshk të Pejës, lëndohen pesë persona

2022/04/qyshk-e1650139684292.jpg

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Qyshk të Pejës, pesë persona janë lënduar.

Në aksident, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë liruar në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/