Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 20-vjeçari

2021/12/AMBULANCA-696x367-1.png

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 23:30 në zonën e Freskut në kryeqytet, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/