Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Velipojë, humb jetën 4-vjeçari

2024/01/89d1bff3d77b4a31b8f573c9dcdfd796.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë ku ka humbur jetën një 4-vjeçar. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjetet në aksin “Shkodër-Velipojë”. Dy drejtuesit e automjeteve janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/