Please enter at least 3 characters.

Aksident afër Podujevës, lëndohen rëndë dy këmbësorë

2018/12/48364873_2164349610292704_4439938561252261888_n-e1544470664662.jpg

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në afërsi të Podujevës.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë marrë dy këmbësorë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu. Sipas komandantit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Podujevë- Kërpimeh, saktësisht në fshatin Peran.

“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë”, tha komandanti i Policisë së Trafikut.

Sipas Fejzullahut, nga informacionet e para, sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e dy këmbësorëve është e rëndë.