Please enter at least 3 characters.

AKK: Sejdi Rexhepi na kërcënoi në vendin e punës

2016/01/f.0531153950542_m.jpg

Kjo deklaratë vije si rrjedhojë e një kërcënimi të zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi, i cili u ka bërë sot zyrtarëve të Agjencisë në vendin e punës, thuhet në kumtesën e AKK-së.

“Sot në mëngjes rreth 8:30 zyrtari i lartë z. Sejdi Rexhepi i cili nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht ardhjen e tij në AKK, ka hyrë në zyrat e Agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që Agjencia, më 7 maj 2013, kishte marrë ndaj tij, pasi që ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar t’i shmanget konfliktit të interesit në të cilin ndodhet”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Sipas AKK-së, ai ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë së do të ja shohin ‘sherrin’ dhe se nuk do ta ndal në as një formë betejën me ta për arsyen se vendimi në rastin e tij për konflikt të interesit është bërë publik.

“Këto veprime Agjencia i konsideron kërcënime serioze që kanë tendencë zbehjen e aktiviteteve të saj për sa i përket vendosjes së rendit dhe ligjit, dhe ndërhyrje e drejtë për drejtë në pengimin e realizimit të misionit të saj kundër korrupsionit”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Agjencia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës se Kosovës publikun se përkundër këtyre sjelljeve kërcënuese, është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdoj punën me përgjegjësi dhe përkushtimin më të madh për të vendosur rregulla dhe standarde në këtë rast në fushën e parandalimit të Korrupsionit, por edhe luftimin e tij në përgjithësi. /Telegrafi/