Please enter at least 3 characters.

AKB-ja ekspozon prodhimet vendore në Prizren

2016/06/Qemal-Minxhozi-bizneset-e-kosoves-ndihme-per-shqiperine-Agim-Shahini-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në kuadër të Projektit “Javët e Biznesit Kosovar 2017", Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), do të bëj ekspozimin e prodhimeve vendore në sheshin e dëshmorëve në qendër të Prizrenit.

“Javët e Biznesit Kosovar 2017" organizohet për të 15 vit me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta.

“Javët e Biznesit Kosovar 2017" po ashtu synojnë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik si dhe takimi me Diasporën Shqiptare në vendet e ndryshme me qëllim te promovimit,rritjes së eksportit të Biznesit Kosovar dhe promovimin e Kosovës si shtet potencial për investime të reja. /Telegrafi/