Ajet Shosholli zyrtarisht është trajner i Trepçës
"Xehetarët" pasi shkarkuan Emin Ajvazin, ishin në kërkim të një trajneri të ri, dhe mitrovicasit shumë shpejt kanë gjetur pasardhësin e Ajvazit.
Shosholli, i cili se fundmi ishte trajner i Vëllaznimit, i ka thënë KosovaPress-it se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Trepçës.
“Po, sot kemi pasur edhe një takim me drejtuesit e Trepçës dhe kemi arritur marrëveshjen, e cila do të jetë deri në fund të këtij sezoni, por më mundësi vazhdimi edhe për një edicion tjetër”, ka thënë Shosholli.
Trepça gjendet në fund të tabelës, por tekniku mitrovicas është i bindur se me punën dhe angazhimin e gjithë njerëz në klub, klubi nga ‘Adem Jashari’, do ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
“Jam i vetëdijshëm për pozitën në të cilën ndodhet Trepça, por mendoj se kjo skuadër ka një ekip me disa lojtarë cilësor. Me punën që do të bëjmë, por edhe me angazhimin e gjithë njerëz në klub, besoj se Trepça do të sigurojë ekzistencën në Superligë”, tha Shosholli. /KosovaPress/


