“Ai ka shprehur interesim”, shefi i Real Betisit flet për mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit
Gjatë verës, Real Betisi kishte shfaqur interesim serioz për ta rikthyer në radhët e tyre mesfushorin Dani Ceballos. Sidoqoftë një marrëveshje nuk ishte e mundshme për shkak të çmimit të kërkuar nga Real Madridi i cili u konsiderua si i ekzagjeruar, ani pse kjo nuk ka zhdukur përpjekjet e tyre për transferimin e spanjollit.Betis besohet se është ende i interesuar për Ceballos dhe para përballjes ndaj Helsinkit të enjten në Ligën e Konferencës, presidenti Angel Haro foli për yllin e Real Madridit.“Dani është një lojtar i madh dhe në një mënyrë ai ka shfaqur interesimin e tij për të luajtur sërish për Betisin një ditë, njësoj si lojtarët e tjerë të cilët u larguan në një moshë të hershme dhe kanë ëndrrën që të pensionohen tek Betisi”, ka thënë Haro.


