Please enter at least 3 characters.

Aguero dënohet me katër ndeshje moslojë, kurse Fernandinho me tri

2016/12/Cy6rAp2XUAEYBze.jpg

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është dënuar me katër ndeshje moslojë.

E gjitha kjo pas kartonit të kuq që mori në ndërhyrjen ndaj mbrojtësit të Chelseat, David Luiz, në humbjen 3-1 të shtunën.

Argjentinasi do të mungojë ndaj Leicesterit, Watfordit, Arsenalit dhe Hull Cityt.

Përveç 28-vjeçarit është dendur edhe mesfushori Fernandinho, por ky me tri ndeshje.

Braziliani u ndëshkua me të kuq pas përleshjes me Cesc Fabregas. /Telegrafi/