Please enter at least 3 characters.

Agron Abdullahu, 20 muaj burg për komplotin e planifikuar në Fort Dix

2016/01/f.0401010512158_m.jpg

Gjyqtari Robert Kugler dha dje vendimin për çështjen e Agron Abdullahut, ish punonjës në një supermarket, i cili vitin e kaluar pranoi se kishte furnizuar me armë pesë persona, tre prej tyre imigrantë të paligjshëm.

Gjyqtari tha se Abdullahu meritonte më shumë se minimumin e parashikuar të dënimit, sepse i pandehuri e dinte se personat që do të përdornin armët flisnin për dhunë kundër amerikanëve.

Abdullahu i kërkoi falje gjykatës dhe tha se nuk i kishte marrë seriozisht bisedat e tyre për të vrarë njerëz të tjerë.

Autoritetet janë shprehur se të pandehurit ishin duke planifikuar të hynin në bazën ushtarake dhe të vrisnin sa më shumë njerëz duke përdorur armë automatike.

Një zyrtar tha se sulmi u zbulua në fazën e planifikimit. /qik/