")
Please enter at least 3 characters.

Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi

2018/06/AnthonyMartial-3-e1528924003240.jpg
249:"BRIGHTON, ENGLAND - MAY 04: Anthony Martial of Manchester United reacts during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Manchester United at Amex Stadium on May 4, 2018 in Brighton, England. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, ndërkohë që Juventusi po përgatit një ofertë tjetër për anësorin.

Francezi u transferua në Old Trafford në vitin 2015 nga Monaco për 60 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Djajve të Kuq.

(Foto: Getty Images)

"Pasi kemi reflektuar me kujdes në të gjitha mundësitë dhe parametrat, Anthony ka vendosur se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi".

"Janë shumë arsye, tash për tash është herët që t'i themi. Anthony do t'i shpjegojë në detaje më vonë".

“Manchester Unitedi ka dashur t'i ofrojë Anthonyt vazhdimin e kontratën dhe nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje pas bisedimeve disamujore".

(Foto: Getty Images)

"Nëse Manchester Unitedi, klubi më i fuqishëm në botë, nuk mund të arrijë marrëveshje pas tetë muajsh bisedime, do të thotë se nuk e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm".

"Është një vendim që e kemi menduar mirë. Njëkohësisht, është e qartë se ai ka kontratë, prandaj Manchester Unitedi e ka fjalën e fundit dhe ne do ta respektojmë vendimin e klubit", ka deklaruar agjenti Philippe Lamboley për RMC Sport. /Telegrafi/