Please enter at least 3 characters.

Agjenti i sulmuesit ‘vdekjeprurës’ do të jetë prezent në ndeshjen mes Arsenalit dhe Real Madridit

Real Madridi do të rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve më 8 prill, ku do të luajnë në Londër ndaj Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Evropës do të përballet me ekipin e Mikel Artetas në dy ndeshje çerekfinale, me synimin që ta mbrojnë trofeun e fituar në qershor të vitit të kaluar.

Ekipi i Real Madridit mori një goditje të fortë në garën për titull në La Liga, pasi u mposhtën me rezultat 2-1 në shtëpi nga Valencia.

Ky lëshim në rezultat bëri që Barcelona të shkëputet në katër pikë si lidere në La Liga dhe madrilenët tani duhet të reagojnë ndaj Arsenalit.

Sa i përket shpresave të Arsenalit për titull në Ligën Premier, ato kishin marrë fund qysh nga fillimi i vitit 2025 dhe Liverpooli është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion.

Transferimet janë bërë një fokus kryesor i Artetas dhe një lëvizje në verë për sulmuesin Viktor Gyokeres është paraparë që të ndodhë.

Real Madridi dhe Barcelona po ashtu thuhet se po përcjellin reprezentuesin suedez, me blaugranasit që po e shohin atë si një zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit.

Gyokeres ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë eurosh në kontratën e tij në Lisbonë, por Arsenali do të synojë që ta ulë atë çmim deri në 77 milionë euro.

Berta është emëruar në krye si personi për të siguruar transferimet dhe sipas një raportimi nga Football Transfers, ai ka ftuar agjentin e Gyokeres që të marrë pjesë në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit.

‘Topçinjtë’ do të shpresojnë t’i dhurojnë suedezit një pasqyrë të asaj se çfarë po mundohet Arteta të ndërtojë tek Arsenali./Telegrafi/