Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Bastonit flet për të ardhmen e mbrojtësit: Ndihet mirë te Interi, por gjithçka mund të ndodhë

2022/06/fc-internazionale-v-uc-sampdoria-serie-a-1-scaled-1.jpg
252:"MILAN, ITALY - MAY 22: Alessandro Bastoni of FC Internazionale acknowledges the fans following the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on May 22, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka nevojë të shes gjatë muajit qershor dhe njëri nga yjet e skuadrës pritet të largohet.

Neroazzurët janë duke u munduar të bëjnë shitje në vlerë prej 60 milionë euro për t'i përmirësuar bilancet financiare.

Sipas mediave në Itali, njëri nga yjet e skuadrës si Lautaro Martinez, Alessandro Bastoni, Milan Skriniar ose Nicolo Barella do të largohet nga klubi.

I sakrifikuari pritet të jetë Alessandro Bastoni edhe pse mbrojtësi ndihet mirë te zikaltrit.

Për këtë çështje ka folur edhe vetë agjenti i lojtarit, Tullio Tinti i cili konfirmoi se Bastoni ndihet mirë, por gjithçka mund të ndodhë.

“Sigurisht ai është një tifoz i skuadrës ku luan dhe dëshiron të qëndrojë tek Interi sepse ndihet mirë. Megjithatë, ai është gjithashtu edhe një profesionist".

"Ky është futbolli dhe duhet edhe që të përshtatesh. E kam thënë edhe më parë se është i lumtur dhe dëshiron të vazhdojë të luajë për Interin”, tha Tinti.

Tottenham Hotspur vazhdon të jetë skuadra më e interesuar për Bastonin dhe është gati t'i ofrojë 60 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/