Please enter at least 3 characters.

Agjenti: Bale te Juventusi? Nuk është e pamundur

2018/11/Bale-Ronaldo.jpg
301:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Gareth Bale of Real Madrid celebrates with teammate Cristiano Ronaldo after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka thënë se asgjë nuk është e pamundur kur u pyet nëse sulmuesi i Real Madridit mund të bashkohet me Juventusin në të ardhmen.

Uellsiani pritej të ishte njëri nga liderët e ekipit në Santiago Bernabeu pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Por, ai mund të ndjekë portugezin në Torino një ditë ka thënë agjenti i Bale.

"Gareth është shumë i lumtur në Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve", ka thënë fillimisht Barnett për Tuttosport.

Bale dhe Ronaldo sa ishin bashkëlojtarë te Real Madridi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin".

"Gareth pëlqente të luante me Cristianon, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh".

"Është e vërtetë që nga transferimi i CR7, superyjet e huaj kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit", përfundoi agjenti i Bale.

Ndryshe, Bale pëlqehet shumë nga skuadrat angleze, Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/