Agan Asllani: Nuk dua që fëmijët e mi të bëhen aktorë
Aktori i “Logjikonomisë”, Agan Asllani, në programin “Weekend” ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.
Asllani nënvizoi se përkrah të gjitha angazhimeve ka kohë për familjen e tij, duke këshilluar që të vendosin edhe të tjerët prioritetet në jetë.
Ndërsa, theksoi se nuk do të donte që fëmijët e tij ta zgjidhnin si profesion aktrimin.
“Mundohem në kohën më të madhe me ia kushtu familjes, sepse marrë energji të mirë kur rri me ta, kur i dëgjojë çka më thonë, çka më kallëzojnë. Krejt familjen jashtë gruas e fëmijëve shkoj në Mitrovicë. Motorin e kam pasion, dal bëj xhiro”, tha Agani.
Artisti i njohur tregoi edhe për përkrahjen nga bashkëshortja, duke ndarë detaje nga shakatë e bisedat me të.
I njëjti krahas kësaj ka pasur role edhe në disa projekte të tjera, si në teatër ashtu edhe në seriale televizive.
Momentalisht vlen të ceket se është një nga më të pëlqyerit në trojet shqiptare. /Telegrafi/


