Please enter at least 3 characters.

Advocaat: Shqiptarët provokuan, luajtën me ndjenja të popullit serb

2016/01/advocaat-shqiptar-euml-t-provokuan-luajt-euml-n-me-ndjenja-t-euml-popullit-serb_hd.jpg

 Trajneri holandez i ka akuzuar shqiptarët, të cilët i quan provokatorë dhe nxitës të incidentit, në të cilin u përfshinë edhe huliganët serbë, që përfunduan në fushë.

“Është një provokim evident, me efektet negative, që ndikoi në ndjenjat e popullit serb. Autoritetet kompetente të UEFA-s duhet ta trajtojnë seriozisht këtë problem, i cili, nëse do të përsëritej, do të shkaktonte tensione të mëdha në tërë botën dhe do të ndikonte negativisht në lojën e futbollit”, deklaroi Advocaat për mediat serbe, transmeton Zëri.

“Jam mjaft i kënaqur me sjelljen e lojtarëve të mi, të cilët kanë demonstruar nivel të lartë të profesionalizmit dhe të kulturës humane dhe sportive. Më vjen keq që në një ambient të shkëlqyer, para tifozëve tanë, nuk na u dha mundësia ta përfundojmë këtë ndeshje dhe ta arrinim një fitore mjaft domethënëse”, shtoi Advocaat.

“Megjithatë, besoj se do të vazhdojmë me punë të mirë, të bëjmë lojëra kualitative, për t’i arritur rezultatet që na mundësojnë kualifikimin në Evropian”, përfundoi përzgjedhësi i Serbisë. /Telegrafi/