Please enter at least 3 characters.

Adhuruesit e filmit Home Alone 2, 'kërkojnë' të hiqet pjesa ku luan presidenti Trump

2021/01/7f070777364f33442937138bed63f4a9.jpg

Adhuruesit e filmit “Home Alone 2”, kanë kërkuar të 'fshihet' pjesa ku figuron presidenti amerikan Donald Trump.

Trump ishte shfaqur për disa sekonda në pjesën e dytë të filmit Home Alone: Lost in New York.

Njerëzit kanë bërë thirrje që paraqitja e tij në këtë pjesë të hiqet dixhitalisht, madje sugjeruan se ai mund të zëvëndesohet nga aktori Christopher Plummer.

Këto reagime vijnë pak ditë, pasi Twitter e suspendoi përgjithmonë llogarinë e presidentit amerikan.

Sipas rrjetit social, pezullimi i llogarisë është bërë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës. /Telegrafi/