Please enter at least 3 characters.

Ademi dhe Giresse takohen para grumbullimit të Kosovës

2022/11/IMG-c10e70731309148146a6635a24af8039-V.jpg

Presidenti Agim Ademi ka takuar përzgjedhësin Alain Giresse, i cili ka mbërritur në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Po ashtu, u bisedua edhe për programin organizativ të ndeshjeve kualifikuese, të cilat nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Trajneri francez ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor, ku në të ka shumë risi.

Giresse ka lënë në pushim yjet e Përfaqësueses A, teksa ka ftuar lojtarët që janë potencial për tu ftuar për të ardhmen. /Telegrafi/