Adem Çuçul zgjidhet kryetar i ri i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit
Adem Çuçul KSHPK
03/12/2025
Kuvendi në seancën e sotme zgjodhi Adem Çuçul kryetar të ri të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Me 81 vota "për", deputetët miratuan zgjedhjen e tij, pas procedurës së intervistimit të disa kandidatëve.
Çuçul është jurist i diplomuar nga Shkupi dhe ka punuar për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet.
Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumentet më të fundit dhe në faqen zyrtare të Antikorrupsionit ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi për kontakte me median.


