Please enter at least 3 characters.

Adelina Berisha publikon bashkëpunimin me Deyzoh "Me ty"

2023/06/Screenshot_8-56.png

Këngëtarja e njohur, Adelina Berisha është rikthyer me një këngë të re.

Ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri me artistin Deyzoh që mban titullin "Me ty".

Kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip që u realizua nga "Amia Studio".

Foto: Screenshot/YouTube

Për muzikën dhe tekstin e këngës u përkujdes Deyzoh bashkë me Saia.

Aranzhmani i projektit u bë nga Sardi Mneri, ndërsa producent është Monkey Music.

Theksojmë që kjo vjen pas këngës "Harrom", që Adelina solli në tetor të vitit të kaluar dhe u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/