Please enter at least 3 characters.

Adele tregoi rezultatet para dhe pas transformimit duke veshur një fustan të vitit 2016

2020/06/30134998-0-image-a-49_1593303507703-e1593341180647.jpg

Adele tregoi rënien drastike në peshë të shtunën në mbrëmje, ndërsa kishte veshur një fustan me të cilin u shfaq në festivalin ‘Glastonbury’ në 2016.

Këngëtarja, 32-vjeçare, dukej në një humor të mirë ku po shikonte disa sekuenca të asaj dite në televizorin e saj.

Adele dhe i dashuri i saj i përfolur, Skepta ndanë një shkëmbim flirtues nën postimin në Instagram teksa shkruante, “Më në fund mora fjalëkalimin tuaj në Instagram”, duke lënë të kuptohet se ai kishte hakuar llogarinë e saj për të postuar fotografitë.

Adele (Foto: Instagram)

Ajo thuhet se ka humbur plot 45 kilogramë nga një dietë strikte që bazohet në konsumin e ushqimeve të pasura me sirtuine, një kategori proteinash me aktivitet enzimatik që do të mund të përshpejtonte metabolizmin, duke aktivizuar të ashtuquajturin 'gjen të dobët'.

Krijuesja e hitit “Hello” kërceu në dhomën e saj të ndenjes teksa shikonte veten në TV duke interpretuar hitet e saj të njohura.

Adele (Foto: Instagram)

Ylli raportohet se është në gjendje të mirë fizike dhe mentale pas transformimit të madh që ka bërë.

Që nga zbulimi i pamjes së saj të re në ditëlindjen e 32-të, këngëtarja është shfaqur e komentuar nga shumë yje të tjerë botërore.

Artistja është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për shëndetin muajt e fundit, gjersa një burim tha: “Ajo shkon në palestra të ndryshme. Shkon herët në mëngjes dhe takohet me trajnerin e saj”.

Adele (Foto: Backgrid)

Ndërkaq, romanca e përfolur e Adele dhe Skeptas filloi vitin e kaluar, pas ndarjes së saj me Simon Konecki.

Adele u nda nga Simon në prill 2019, pas shtatë vjet së bashku.

Skepta, emri i vërtetë Joseph Junior Adenuga, 37-vjeçar, më parë ishte i lidhur me supermodelen Naomi Campbell. /Telegrafi/

Adele (Foto: Instagram)