Addison Rae mahnit në skenë me një performancë të guximshme në Toronto pas ditëlindjes së 25-të
Addison Rae tërhoqi vëmendjen me një paraqitje mahnitëse në Coca-Cola Coliseum në Toronto, vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 25-të.
Këngëtarja dhe influencuesja e famshme nga Luiziana u shfaq me një veshje të guximshme, të përbërë nga të brendshme dhe reçipeta të zeza, të kombinuara me një rrip xhakete deri në kofshë, çorape me dantella dhe taka elegante me rripa.
Aksesorët prej të njëjtit material, kapela, xhupi dhe byzylyqet, i dhanë pamjes një nuancë të fortë skenike, shkruan DailyMail.
Valltaret mbështetëse të Rae-s, po ashtu, u shfaqën me kostume të ngjashme, duke e kompletuar estetikën provokuese të performancës.
Turneu i saj do të vazhdojë në Çikago, Denver, San Francisko dhe Los Angeles, ndërsa fansat mezi presin të shohin energjinë e saj në skenë.
Rae, e cila u bë e famshme në TikTok në vitin 2019 dhe tani numëron mbi 88 milionë ndjekës, është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar në muzikën pop.
Së fundmi, ajo u shfaq në kopertinën e revistës W dhe foli për ndikimin e madh që ka pasur Lana Del Rey në karrierën e saj.
Rae kujtoi me emocion momentin kur interpretoi me Lanën në Wembley Stadium, duke e përshkruar si një përvojë që i ndryshoi jetën.
“Të qëndroja pranë dikujt që admiroj, e cila e jeton të vërtetën e saj me kaq hir, ishte diçka magjike”, tha ajo.
Në intervista të tjera, Addison ka rrëfyer se ndan me Lanën të njëjtën qasje perfeksioniste ndaj artit dhe performancës.
“Lana është një perfeksioniste e vërtetë. Është frymëzuese të shohësh dikë që kërkon gjithmonë përsosmërinë, unë e ndiej njësoj”, u shpreh ajo.
Rae foli gjithashtu për procesin krijues të albumit të saj debutues Addison, duke treguar se gjithçka nisi me një vizion estetik përpara se të merrte formë muzikore.
“Bëra një dosje me fotografi, ngjyra dhe fjalë. Për mua, gjithçka nis me ndjesinë vizuale”, tha ajo. “Magjia ndodh kur krijon për veten, atëherë arti bëhet i vërtetë”. /Telegrafi/


