Achraf Hakimi e konsideron veten favorit për Topin e Artë: Statistikat e mia nuk janë normale
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Achraf Hakimi, është në garë për të fituar Topin e Artë 2025 më vonë gjatë këtij viti.
Reprezentuesi maroken është bërë një pjesë kyçe e skuadrës së Luis Enriques që nga kalimi i tij në vitin 2021 nga Interi te PSG-ja.
Si një mbrojtës i djathtë shumë aktiv në sezonin 2024/2025, ai shënoi 11 gola në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar PSG-në të fitojë katër trofe, përfshirë edhe titullin historik të Ligës së Kampionëve.
Statusi i tij si një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij është i qartë, krahas emrave të skuadrës aktuale të Real Madridit, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal.
26-vjeçari është një nga katër mbrojtësit e përfshirë në listën përfundimtare, së bashku me bashkëlojtarin e tij Nuno Mendes, si dhe Virgil Van Dijk dhe Denzel Dumfries.
Mbrojtësi i fundit si fitues i Topit të Artë ishte Fabio Cannavaro në 2006, ndërsa Van Dijk u rendit i dyti në 2019, por Hakimi beson se ka një shans real.
“Kur më përfshijnë në debatin për Topin e Artë, është një ëndërr. Nëse kam një shans për të fituar, mendoj se e meritoj gjithashtu”.
“Sezoni që sapo përfundova është historik, dhe nuk ka shumë lojtarë që kanë shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, duke luajtur si mbrojtës”.
“Njerëzit shpesh mendojnë se jam sulmues, por unë jam mbrojtës, në një formacion me katër mbrojtës, dhe kjo është më e komplikuar”.
“Statistikat që kam arritur këtë vit nuk janë ato të një mbrojtësi normal, dhe kur një mbrojtës arrin këto, mendoj se e meriton më shumë se një sulmues”, ka thënë Hakimi./Telegrafi/


