Please enter at least 3 characters.

Abrashi takon presidenten e Maltës

2016/03/arban-abrashi1111.jpg

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Maltë, gjatë ditës së sotme është takuar me presidenten e këtij vendi, Marie Louise Coleiro Preca, transmeton zeri.info.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Abrashi ka thënë se gjatë këtij takimi ka fëlënderuar presidenten e Maltës për përkrahjet që po i jep ky shtet Kosovës.

Postimi i plotë i Abrashit:"Gjatë vizitës zyrtare në Maltë, sot pata nderin dhe kënaqësinë që të takohem me Presidenten e Maltës, znj. Marie Louise Coleiro Preca.E falënderova për përkrahjen konkrete që Malta po jep për Kosovën në shumë fusha", (sic), ka shkruar Abrashi.