Abidal: Nuk e di pse më larguan
08/06/2013
Mbrojtësi thotë se largimi nga një ekip në futboll është proces normal, por është i prekur nga mënyra se si është bërë largimi i tij.
“Unë nuk e kuptoj këtë. Unë kam luftuar për ata dhe jam në formë të lartë. Unë ndihem më mirë se dy vite më parë. Ata nuk më dhanë arsye, përpos faktit se është vendim ‘profesional’”.
“Në mënyrë të paevitueshme, vendimi i tyre për të hequr dorë nga unë më bën të dyshoj aftësinë time që të luaj futboll. Unë jam njeriu i parë që gjykoj formën time”.
“Para së gjithash, unë nuk vë jetën time në rrezik. Kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga vendimi i klubit. Sidoqoftë, ky është futbolli”, ka deklaruar Abidal. /Telegrafi/


