Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Radha të hiqen vizat për Kosovën

2022/04/Lumir-Abdixhiku-LDK-konference-per-qeverisjen-e-Albin-Kurtit-foto-Ridvan-Slivova-6-e1650718335941.jpg

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Abdixhiku ka shkruar se hapja zyrtare e negociatave është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për shtetet fqinje por edhe për mbarë Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë që tani është radha të hiqet regjimi i vizave për Kosovën.

“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Ky është vërtet një moment historik për fqinjët tanë; një vizion i prekshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Koha për heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/