Please enter at least 3 characters.

​Abdixhiku takon Ramën: Kosova e Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur çdo temë

2022/06/287410905_10158984512902759_1504138496692469282_n.jpg

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Abdixhiku ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar ai në Facebook.