Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku nga ambienti familjar: Sot ishte dita ime e fundit në detyrë

2020/06/101757301_10157460845857759_3124406579751813120_o.jpg

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se sot ishte dita e tij e fundit si ministër në detyrë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se detyra e ministrit për të ishte nderë dhe privilegj, derisa ka publikuar fotografi me dy vajzat e tij.

“Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet.Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë.
Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/