Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një përgjigje për ftesën e Bedri Hamzës për takim për institucionet e reja, por dhe për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se zgjidhja e vetme për takim, meqë i takon të parit [Lëvizjes Vetëvendosje] ta nis procesin e institucioneve të reja, transmeton klankosova.tv.
”Duhet pritur të parin që ta bëjë, zgjidhja e vetme. Kot takohemi, kot flasim, kot merremi vesh, kot dakordohemi e më pas dukemi qesharak kur i pari e bënë qeverinë”.
Abdixhiku, duke folur për votat e diasporës, deklaroi se ka zëra të ndryshëm nga degë e nëndegë që votat e partisë së tij nuk janë askund.
Megjithatë ai shtoi se s’mund të ngrisë paralele, përveç dyshimit se aq sa kanë punuar dhe aq sa kanë pritur vota nuk kanë ardhur.
“Në total i kemi 20 mijë vota në mërgatë. Kjo është ajo që kemi arritur. Kemi pritur diku rreth 40 mijë, por kjo është gjendja e votave tona”.
“82 nëndegë janë në diasporë, 82 qytete kanë kryesi, pra është strukturë e re e mirë-themeluar, e mirë-organizuar, tash e katër vjet”.
“Evidentimi ynë ka qenë për diku rreth 40 mijë të regjistruar, dhe duket se vetëm 50% të tyre kemi arritur t’i nxjerrim në votim”, deklaroi Abdixhiku në Klan Kosova.


