Abdixhiku: Budallakia në Kosovë s’ka fund
08/05/2017
Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar lidhur me 9 Majin, festën e Ditës së Evropës.
Abdixhiku, duke ironizuar, ka shkruar se “pasi Kosovës i janë hequr vizat dhe e kemi marrë statusin e kandidatit para Serbisë, atëherë ia vlen të festohet”.
Postimi i plotë i Abdixhikut:“Meqë BE, për ne,- I ka hequr vizat kaherë;- Statusin e kandidatit na ka dhënë para Serbisë;- E secili shtet i saj na e njeh pavarësinë;Ja vlenë ta festojmë, kolektivisht - dhe veç ne - ditën e saj me pushim. Budallakia në Kosovë s'kish fund. #9maji” (sic.), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/


