Please enter at least 3 characters.

AAK shpall fitoren në Pejë

2017/06/19184295_1885065285065735_1768425037_n.jpg

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nisur festimet për fitoren e saj edhe në komunën e Pejës.

Numër i madh i simpatizantëve janë mbledhur në qendrën e Pejës, ku po shënojnë fitoren e të preferuarve të tyre.

Edhe pse qeverisjen e kaluar ky qytet u udhëhoq nga LDK-ja, kjo parti deri më tani sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka arritur të marrë 29.72% ndërkaq PAN-i ka marrë 37.95% kurse Vetëvendosje ka befasuar me 24.59%. /Telegrafi/